Kompensimi i pronave në krizë/ Vorpsi: Fatura arrin 116 miliardë lekë, dyfishohet fondi i shtetit
Në studion e “Ora News” ishte i ftuar Myrshit Vorpsi, kryetar i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, i cili foli për ecurinë e procesit të kompensimit të pronave dhe problemet që ai mbart prej vitesh.
Ai u ndal te fondi fillestar i vendosur nga shteti, prej 50 miliardë lekësh, që ishte parashikuar për kompensimin e ish-pronarëve, bazuar në sipërfaqe të mëdha toke truall, bujqësore, pyje dhe kullota.
Sipas të dhënave të fundit, nga rreth 26 mijë dosje që duhej të trajtoheshin, janë shqyrtuar afro 19,987 prej tyre. Vlera e përllogaritur e kompensimit për këto raste ka arritur në 116 miliardë lekë, duke e tejkaluar ndjeshëm fondin e vendosur në fillim.
Një pjesë e dosjeve është klasifikuar si e mbyllur për shkak të ndryshimeve në regjistrimin kadastral të tokës. Megjithatë, këto raste mbeten në rishikim pas vendimeve të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, që kërkojnë trajtim të ri të tyre.
“Detyrimi për kompensimin e pronave lidhet me dy kategori kryesore, truall dhe tokë bujqësore, dhe për këtë ishte parashikuar një fond prej 50 miliardë lekësh për ish-pronarët.
....
“Deri tani janë vlerësuar rreth 20 mijë dosje nga 26 mijë në total, dhe kostoja e përllogaritur arrin në 116 miliardë lekë, duke krijuar një diferencë të madhe me fondin e parashikuar.”
Sipas diskutimit, procesi i kompensimit mbetet ende i hapur dhe numri i dosjeve të pazgjidhura, së bashku me rishikimet e mundshme, pritet të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të detyrimeve financiare të shtetit.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

