FOTOLAJM/ Digjet makina në aksin Berat-Lushnjë, nuk raportohet për të lënduar

 FOTOLAJM/ Digjet makina në aksin Berat-Lushnjë, nuk raportohet

Momente paniku janë zhvilluar në aksin Berat-Lushnjë, ku një automjet është përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes.

Mësohet se, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët kanë konstatuar tymin në brendësi të "Benz-it" dhe kanë ndaluar menjëherë, duke braktisur mjetin përpara se flakët të përhapeshin me shpejtësi.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, dëmi material është total pasi automjeti htë shkrumbuar plotësisht. Grupi hetimor ka nisur punën, ku pista kryesore e hetimit mbetet një shkëndijë elektrike në motor.