Seanca në Kushtetuese/ Logu: Ngritja e komisioneve hetimore e drejtë kushtetuese! Në dosjen e Mc Gonigal përmendet dhjetra herë Rama

"Kërkesat plotësonin të 3 kushtet që ka përcaktuar jurisprudence kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.  Edhe në përmbajtjen e kërkesave tona dhe gjatë debatit parlamentar është nënvizuar se komisioni ka të drejtë të hetojë e të bëjë transparencë duke respektuar parimet koshtutuese dhe fokusuar tek parimi I ndarjes së pushteteve, parimi i procesit të rregullt ligjor, respektimi i të drejtës së jetës private dhe paanshmërisë.

Bazuar në jurisprudenën e Gjykatës Kushteteuse detyrimi për ofrimin e një formulimi alternativ kur vlerësohet apo ngrihen pretendimet që cënohen  parimet kushtetuese nuk është detyrim i kërkuesve por atyre që ngrenë këtë pretendim. Pra shumicës parlamentare. Në rastin konkret nuk ka pasur asnjë përpjekje të vetme për të ofruar një formulim alternative të objektit të hetimit.  Nga ana tjetër ka pasur pretendim se kërkesa nuk është shoqëruar me fakte dhe prova që vërtetojnë se autoritetet shtetërore kanë kryer veprime të paligjshme që kërkojnë hetim parlamentar. Por kjo është tërësisht e pavërtetë dhe lehtësisht e verifikueshme.

Kërkesa jonë për ngritjen e komisionit hetimor për Mc Goinigal shoqërohej nga dokumente zyrtare të prodhuara nga drejtësia amerikane, dokumente zyrtare të drejtësisë shqiptare dhe të arbitrazhit. Në këtë kuptim kushti për të shoqëruar kërkesën me dokumente ishte mëse I plotësuar nga dokumente qoftë të SHBA-së qoftë shqiptare

Është ngritur pretendim se nuk ka akuzë ndaj një zyrtari shqiptar. Por fakt është në të gjitha dokumentet e drejtësisë amerikane të dorëzuara nga ana jonë përmendet Kryeministri Edi Rama me dhjetra herë por dhe zyrtarë të lartë shqiptarë që janë përfshirë në një formë apo formë tjetër' nënvizoi Logu," tha Logu.