BERISHA: ZGJEDHJE TË KLASIT BOTËROR! Kryedemokrati sqaron pse nuk mund të ketë rival përballë
Zgjedhje të klasit epror, i konsideron Sali Berisha ato që po bën Partia Demokratike. Nga foltorja e Dibrës sqaroi përse është i vetëm në garë. Sipas tij, ata që kanë influencë në PD nuk dalin përballë tij për shkak se nuk janë të bindur se fitojnë, e ndërsa Salianjin e konsideron të përjashtuar për lidhje me krimin dhe socialistët.
Sali Berisha sqaroi për mbështetësit dhe kritikët pse po shkon i vetëm në procesin e brendshem zgjedhor ku kërkon rikonfirmimin në krye të partisë demokratike.
Berisha: PD po bën zgjedhje të klasit epror. E vërteta është që në 90% dhe më shumë të atyre që i bëjnë me 1 anëtar – 1 votë janë me 1 kandidat, sepse ata që kanë peshë dhe nuk janë të sigurt në fitore, nuk hyjnë, nuk pranojnë të hyjnë. Në asnjë rast, për të hyrë në garë disa kritere do t’i plotësosh.
Theksoi arsyet e mos pranimit të kandidaturës së Ervin Salianjit, të cilin e akuzon ditekr për bashkëpunim me krimin.
Berisha: Shkon në Elbasan. Më vinin mesazhe që Suel Çela u kërkonte të merrnin pjesë në takime me kërcënim. I mora mesazhet, i verifikova dhe i thashë: ‘E ke përjashtuar veten nga PD. Ti nuk mund të përdorësh bandat kundër demokratëve’. Pas 10 ditësh, në drekë me Taulant Ballën.
E akuzoi edhe për bashkëpunim me rivalët politik, për cka përdor termin shitje
Për mjeken Mereme Sala që kërkoi ta sfidojë, Doktori sic cilësohet kryedemokrati kishte një tjetër argument.
Berisha: Po marrim rastin e Meremes, se të tjerët s’ka në PD. Meremja është në PD, ka bërë një garë, ka marrë 43 vota në qarkun e Durrësit. Bravo i qoftë, e përgëzoj. Për të kandiduar Meremja që të drejtojë demokratët, duhet të ketë disa prova të tjera, sepse përndryshe gara bëhet qesharake.
Ndërsa ndau qëndime për cështje që prekin direkt qytetarët, shoqëruar me akuza për qeverisjen, Berisha tha se përballja me atë që e konsideron si regjim do të jetë e vazhdueshme.
Për këtë kërkoi pjesëmarrje të madhe në protestën e 8 majit, e radhës kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike.
