Berisha akuza të forta: Krimi administron burgjet, janë në duart e baronëve të dr*gës dhe mafies. Drejtori i ri ka paguar te Ulsiu
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda, duke deklaruar se burgjet në Shqipëri administrohen nga krimi i organizuar dhe janë në duart e baronëve të drogës dhe mafies.
I pyetur në lidhje me një video ku shfaqen trafikantë droge duke festuar në qeli, Berisha e cilësoi situatën si një dëshmi të kontrollit të krimit mbi sistemin e burgjeve.
Sipas tij, drejtori i burgjeve është emëruar nga ministri Ulsi Manja “pas shumave marramendëse” dhe jashtë çdo kriteri ligjor.
Berisha solli në vëmendje edhe një rast tjetër, atë të Erjon Veliajt, për të cilin tha se kryeministri Rama i kishte kërkuar llogari drejtorit të burgjeve vetëm pse kishte lejuar operimin e tij. Duke e quajtur këtë një “akt të turpshëm”, ai theksoi se do t'i dalë zot çdo të sëmuri, pavarësisht se kush është.
Në përfundim, ish-kryeministri pohoi se institucionet e vuajtjes së dënimit janë tërësisht në duart e “baronëve të drogës dhe koskave mafioze”.
Deklaratat e forta vijnë në një kohë kur siguria dhe menaxhimi i burgjeve janë vënë së fundmi në qendër të debatit publik, pas publikimit te pamjeve nga brenda qelive të burgut, ku ndodhen disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa, Astrit Avdylaj, dhe persona të afërt me Kel Arapin.
Pjesë nga bashkëbisedimi
Doktor, përshëndetje. Dje doli një video që trafikantët e drogës festojnë në qeli nga ku drejtojnë aktivitetin, ndërsa Ilir Meta keqtrajtohet. A bëhet kjo gjë me urdhër të Ramës?
Folësi 2: Kjo gjë, meqë jemi këtu, do më falni... Vetëm pse është operuar Erjon Veliaj, Edi Rama e ka bërë për 2 lekë drejtorin e burgjeve. Pse e ke lejuar të shkojë të operohet? Që ta mësojnë.
Tani se i dal zot unë Erjol Velisë, nuk i dal kurrë, por çdo të sëmuri i dal zot unë. Po të jetë i sëmurë, unë i dal zot. Kjo nuk ka dyshim. Dhe ky është një akt i turpshëm. Kurse, natyrisht, burgjet i administron krimi.
Ai... drejtori i burgjeve është emëruar nga Ulsiu, me siguri pas shumave marramendëse, jashtë të gjitha kritereve. Kështu që burgjet janë të gjitha në duart të baronëve të drogës dhe të kokave mafioze.

