Vasili publikon deklaratën e Blushit: Ka 9 vite që e ka denoncuar asgjësimin e zgjedhjes së kryetarit të PS-së nga Rama
Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike.
Vasili thekson se Edi Rama s’bën zgjedhje, ka marrë PS-së me koncesion të përjetshëm, ndërsa socialistët ankohen për Berishën.
Reagimi i Vasilit
Rama s'bën zgjedhje, ka marrë PS-së me koncesion të përjetshëm, këta thonë po Berisha!
Edi Rama nuk bën zgjedhje për Kryetar Partie prej më shumë 16 vitesh duke u shndërruar në një rrëmbyes politik fshati.
Edi Rama ky grabitqar i miliarda euro të fondeve publike me koncesione, tanimë e ka marrë Partine Socialiste për veten e tij me Koncesion të Përjetshëm.
Edi Rama si askush në Partinë Socialiste ka asgjësuar përfundimisht institucionin e zgjedhjes së Kryetarit të Partisë, një ngjarje kjo e pa ndodhur kurrë në pluralizmin shqiptar.
E megjithatë një kope e tërë analistësh nuk është fare e shqetësuar për këtë, nuk e përmend fare, nuk e debaton, nuk e qorton, nuk e kritikon, nuk e stigmatizon, nuk e ironizon, sepse hanë supën e qelbur, që jua jep lugë-lugë Rama përditë.
Dhe uau, janë po këta analistë që shqetësohen, turbullohen, zemërohen se si po i bën zgjedhjet PD dhe se si po rizgjidhet Berisha.
Berisha ka dhënë dorëheqje nga kryetar partie në 2013, u rizgjodh me “një anëtar një votë” në 2022, po ribën zgjedhje sërish për kryetar tani në 2026.
Por shqetësimi që jua shqyen zemrën dhe gojën analistëve të supës së Ramës është se si bën zgjedhje Berisha dhe jo se si nuk bën zgjedhje përjetësisht Rama.
Ben Blushi siç e shihni në VIDEO, që nëntë vite më parë publikisht dhe fort e ngriti këtë çështje që po degradonte e degjeneronte PS.
Edhe sot e kësaj dite, plot nëntë vite më pas deklaratave të Blushit, Edi Rama as që ka bërë dhe as ka ndërmend të bëjë zgjedhje për Kryetar të PS.
Ndaj analiste te supes, jeni legenosur dhe jeni bere qesharake sa qe as nuk qesh me njeri me ju, ndaj te pakten shpetoni fytyren tuaj dhe flisni per Koncesionin e Perjetshem me te Cilin Rama ka marre Partine Socialiste.
Ne se nuk keni guxim dhe jeni kaq te trembur,me mire mos flisni se na e shpifet.

