Balliu zbret në terren, thërret qytetarët në protestën e 8 Majit: Ja pse dalim sot

Nënkryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, ishte sot në zonën e Freskut, ku takoi qytetarët për t’i ftuar të marrin pjesë në protestën e datës 8 Maj.

Balliu deklaroi se paratë e qytetarëve janë shndërruar në jahte dhe helikopterë për pushtetarët, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me varfëri dhe pamundësi ekonomike.

Ai theksoi se protesta e 8 Majit është një thirrje kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, duke kërkuar që pasuritë e vendosura në mënyrë të paligjshme të konfiskohen dhe t’u kthehen qytetarëve shqiptarë.