TEC-I I VLORËS DO PRODHOJË ENERGJI/ Rama sqaron përfitimet nga marrëveshja 6 Mld USD me SHBA e Greqinë

Kryeministri Edi Rama zbuloi se marrëveshja 6 miliardë dollarë me SHBA-në dhe Greqinë do të furnizojë Shqipërinë me gaz për 20 vite dhe do ta kthejë TEC-in e Vlorës në prodhues energjie. Duke sqaruar detajet pwr projektin, Kreu i qeverisw theksoi se Vlora do të bëhet nyje energjetike e lidhur me TAP-in.

Kryeministri Edi Rama zbuloi përfititimet e Shqipërisë nga marrëveshja me vlerë 6 miliard dollar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqinë, që parashikon furnizimin e vendit tonë me gaz të lëngshëm amerikan për 20 vite.

Theksoi se TECI i Vlorës do të shndërohet në prodhues energjie, , duke e cilësuar të gjithën si një bazë të qëndrueshme për sovranitetin energjetik të vendit.

RAMA: Pas investimit domethënës për plotësimin dhe transformimin e TEC-it të Vlorës, një strukturë e cila ka nevojë të plotësohet me komponenttjetër, por që ishte ndërtuar të punonte me naftë dhe do të punojë në fakt me gaz, Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik.

Kreu I qeverisë theksoi se si rrjedhojë edhe e kësaj marrëveshje do të rritet kapaciteti i vendit tonë për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike për programet e inteligjencës artificiale, teksa Vlora vihet në qendër energjetike.

RAMA; Vlora do të kthehet kësisoj në një nyje të rëndësishme, qoftë për shfrytëzimin, por qoftë edhe për eksportin e gazit përmes Tap-it, sepse pjesë e kësaj marrëveshje është dhe investimi për lidhjen me tubacion të Vlorës me Fierin ku ndodhet dhe gazsjellësi Transadriatik.

Risolli në vëmendje edhe marrëveshjen me Fincantieri, për prodhimin e anijeve, që do të sjellë 400 vende të reja pune.

RAMA Firmosëm marrëveshjen mes kompanisë italiane Fincantieri, një nga emrat e mëdhenj të ekselencës industriale europiane dhe kompanisë sonë publike Kayo për prodhimin e mjeteve detare në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit, qoftë në funksion të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe për forcat aleate.

Në Rubrikën shënimet e javës, të përcjelle nga Berlini, nga ku po udhëtoi drejt Armenisë ku mbahet takimi I radhës I Komunitetit Politik Europian, Rama u u ndal edhe tek Kongresi Botëror i Ligjit që do të mbahet në Tiranë, që sipas tij e kthen vendin tonë në qendër të vëmendjes botërore.