“Rezultati mund të merret me mend që tani”/ Kurti për garën për kreun e ri të PD-së: Berisha drejt konfirmimit pa kundërshtarë
Në studion e Ora News ishte i ftuar gazetari Andi Kurti, i cili foli për garën për kreun e ri të Partisë Demokratike dhe situatën e demokracisë së brendshme në partitë shqiptare.
Sipas tij, procesi për zgjedhjen e kryetarit në PD shihet si i paracaktuar, me një kandidat të vetëm dhe pa një garë reale. Ai e konsideron këtë si një zhvillim që ngre pikëpyetje për mënyrën se si funksionon demokracia brenda partive.
“Besoj se nuk do të ketë surprizë në fund të procesit. Zoti Berisha do të konfirmohet. Në këtë pikë është e panevojshme të thuhet e kundërta, është një zhvillim i pritshëm.”-tha ai.
Kurti e lidhi këtë situatë edhe me historinë e vetë Partisë Demokratike, duke kujtuar se ajo lindi si kundërshtare e sistemit monist, ndërsa sot po përballet me një proces që, sipas tij, ngjan me të kaluarën.
“Partia Demokratike lindi kundër monizmit, por sot, pas gati 36 vitesh, shohim zgjedhje me një kandidat të vetëm brenda saj. Kjo është problem për demokracinë e brendshme.”-shtoi Kurti.
Ai shtoi se ky fenomen nuk kufizohet vetëm te opozita. Sipas tij, edhe në Partia Socialiste vihet re një përqendrim i fortë i pushtetit te lideri, duke përmendur rolin dominues të Edi Rama.
Në këtë mënyrë, sipas analizës së tij, dy partitë kryesore në vend po shkojnë drejt një modeli ku gara e brendshme zbehet dhe roli i kryetarit forcohet, duke sjellë pasoja për debatin politik dhe funksionimin demokratik.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

