Tensione në zgjedhjen e kryetarit të PD në Korçë, "Çfarë do fitoni? Lesht e b*thës"/ Salianji: Demokratët nuk pranojnë imponime...

Ndërpriten zgjedhjet për kreun e degës së PD në Korçë, shkak dyshohet të jenë debatet për listat e votuesve.

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar ashpër për situatën politike në qytet, duke kundërshtuar çdo skenar bashkëqeverisjeje në nivel lokal.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me video, Salianji thekson se demokratët janë “guximtarë, jo dele” dhe nuk do të lejojnë, sipas tij, imponime apo marrëveshje të fshehta. Ai shprehet se dega e Partisë Demokratike në Korçë nuk pranon të vihet në shërbim të askujt dhe refuzon çdo ndikim të jashtëm.

"Demokratët janë guximtarë, jo dele! I përgëzoj që nuk po lejojnë bashkëqeverisjen në Korçë!
Demokratët e Korçës nuk pranojnë imponime nga njerëz që nuk dihet nga vijnë e kujt i shërbejnë.

Është e papranueshme që regjimi Rama–Berisha të kërkojë haptas që Partia Demokratike, dega Korçë, t’i falet Niko Peleshit.
Peleshin demokratët e mundin me votë; nuk pranojnë që ai t’i drejtojë nga prapaskena, me kulisa, tendera dhe përfitime. Korça nuk shitet, demokratët nuk përdoren", shkruan Salianji.