Islami: Burrat vuajnë më shumë kur përballen me dh*në në familje

Avokati Roland Islami, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, diskutoi mbi dhunën në familje dhe diferencat e saj mes burrave dhe grave.

Gjatë bisedës, Islami u shpreh se, edhe pse dhuna ndaj grave është më e përhapur dhe shpesh ka pasoja më të rënda fizike, edhe burrat përjetojnë situata të dhunës në familje që mbeten të nënvlerësuara.

“Nëse krahasojmë dhunën ndaj grave me dhunën ndaj burrave, është e vërtetë që dhuna ndaj grave është më e madhe dhe me pasoja më të rënda, edhe për shkak të forcës fizike,” u shpreh ai.

Megjithatë, avokati theksoi se nuk po flet për sasinë e rasteve, por për përjetimin emocional dhe psikologjik të tyre.

NDIQNI EMISIONIN “EPIQENDËR”