Avokati Roland Islami: Ka baballarë që rrihen çdo ditë nga fëmijët

Avokati Roland Islami, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, foli për raste të dhunës në familje ndaj burrave.

Gjatë bisedës, Islami deklaroi se në praktikën e tij ka hasur raste kur baballarët dhunohen jo vetëm nga bashkëshortet, por edhe nga fëmijët e tyre. Sipas tij, disa prej këtyre rasteve përfshijnë dhunë të përsëritur ndaj babait, shpesh nën ndikimin e nënës.

“Ka femra dhe djem të familjes që rrahin babain përditë. Nën ndikimin e nënës, e dhunojnë vazhdimisht,” u shpreh avokati.

Ai shtoi se në disa raste situata ka qenë aq e rëndë sa baballarët janë detyruar t’i drejtohen gjykatës, duke kërkuar urdhra mbrojtjeje dhe madje edhe zgjidhje të martesës për shkak të dhunës së përjetuar në familje.

NDIQNI EMISIONIN “EPIQENDËR”