Berki: Burrat e dh*nuar raportojnë rrallë, mungojnë studimet

Avokatja Elona Berki ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli për një temë pak të trajtuar në shoqërinë shqiptare,  denoncimet e burrave për dhunë në familje.

Gjatë intervistës, Berki theksoi se rastet e burrave që raportojnë dhunën janë shumë të rralla. Duke u mbështetur në përvojën e saj profesionale, ajo u shpreh se numri i tyre është “gjithmonë shumë, shumë i pakët”.

Sipas saj, edhe në rastet kur burrat nisin proçedurat ligjore, si kërkesa për urdhër mbrojtjeje apo për zgjidhje martese, shpesh ndodh që të tërhiqen në mes të procesit ndërsa nënvizoi se ky fenomen lidhet me stigmat sociale dhe mentalitetin, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin.

Ajo shtoi se mungesa e raportimeve ndikon drejtpërdrejt edhe në mungesën e statistikave të sakta.

NDIQNI EMISIONIN “EPIQENDËR”