Dh*na ndaj burrave, avokati Roland Islami zbulon rastin ekstrem

Avokati Roland Islami ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku ndau një rast konkret që, sipas tij, pasqyron realitetin e fshehur të dhunës ndaj burrave në familje.

Gjatë intervistës, Islami tregoi se një burrë ishte paraqitur në zyrën e tij në gjendje të rënduar emocionale, duke shpërthyer në lot që në fillim të bisedës.

“Më tha se kishte një problem shumë serioz dhe se nuk mund të shkonte më në shtëpi”, rrëfeu avokati.

Sipas tij, burri kishte qenë i kërcënuar nga partneri i bashkëshortes, i cili i kishte kërkuar të mos ndahej nga gruaja, duke e kërcënuar edhe me jetën.

NDIQNI EMISIONIN “EPIQENDËR”