Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (30 Prill - 1 Maj 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Në Europë, Ballkani dhe brigjet e Detit të Zi dominohen nga mot i paqëndrueshëm me reshje dhe stuhi ere, më të theksuara në juglindje, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit mbetet me kthjellime.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja sjell kthjellime dhe vranësira me reshje të pakta në veri dhe qendër, ndërsa pasdite reshjet përfshijnë gjithë vendin, më intensive në lindje dhe me mundësi breshëri.

Natën moti përmirësohet. Temperaturat luhaten nga 3°C – 23°C. Era fryn deri në 55 km/h, dallgëzim 3–4 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa dominohet nga mot i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, ndërsa Ballkani paraqitet me vranësira dhe reshje afatshkurtra.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, bregdeti mbetet i kthjellët, ndërsa jugu me vranësira dhe rrebeshe të izoluara. Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat luhaten nga -1°C – 22°C.

Era fryn deri në 45 km/h, dallgëzim 3 ballë.