Psikologia Qirici: Në disa raste dh*na është reagim
Psikologia Eksena Qirici ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli mbi mënyrën se si shoqëria e percepton dhunën në familje dhe format e saj mes burrave dhe grave.
Gjatë bisedës, ajo shpjegoi konceptin e “dhunës reaktive”, duke theksuar se në disa raste dhuna mund të jetë një reagim i menjëhershëm ndaj një situate presioni apo dhune të mëparshme.
Psikologia solli edhe një shembull, ku një grua, nën presion, ka goditur bashkëshortin me mjet të rrezikshëm dhe më pas është përballur me pasoja ligjore.
Deklaratat e saj sollën reagime gjatë diskutimit në studio, ku u theksua se raste të tilla shpesh klasifikohen ligjërisht si vepra më të rënda, si tentativa vrasjeje, dhe jo thjesht si dhunë në familje.
NDIQNI EMISIONIN “EPIQENDËR”
