Qirici: Shoqëria i ka mësuar burrat të mos qajnë, por dhuna i prek të gjithë

Psikologia Eksena Qirici ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli mbi mënyrën se si shoqëria e percepton dhe e shpreh dhunën në familje mes burrave dhe grave.

Gjatë bisedës, Qirici theksoi se normat shoqërore kanë ndikuar në mënyrën se si burrat dhe gratë e shprehin dhunën dhe reagimin emocional ndaj saj.

“Kjo shoqëri i ka veshur disa mënyra se si mund ta shprehë një burrë dhe si mund ta shprehë një grua çështjen e dhunës. Por dhuna, në çdo rast, i dëmton të dy njësoj”, u shpreh ajo.

Sipas saj, burrat shpesh janë të kushtëzuar nga ideja se nuk duhet të shfaqin emocione si të qarat, ndërsa gratë kanë tendencë për reagim më emocional për shkak të përjetimeve dhe traumave të ndryshme.

NDIQNI EMISIONIN “EPIQENDËR”