Pas porosive që i dha bluve në Korçë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë “zbarkon” në Elbasan

Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita, pas takimit me blutë e Korçës ka shkuar në Elbasan. 

Ai ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku po zhvillon takim me strukturat e policisë.

Paraditen e sotme ai zhvilloi një takim në Korçë, në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku mblodhi drejtuesit e kësaj drejtorie, shefat e komisariateve, shefat e sektorëve.

Takimi zgjati rreth 1 orë ku u diskutuan një sërë problematikash dhe u dhanë direktivat nga Hita.

Porositë e kryepolicit lidheshin me goditjen e rasteve të kultivimit e shpërndarjes të lëndëve narkotike, po ashtu edhe me evidentimin e personave që janë të përfshirë në grupe kriminale.

Një tjetër porosi lidhet edhe me armëmbajtjen pa leje si edhe me kontrollet që duhet të jenë të shtuara sidomos në institucionet arsimore dhe më gjerë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve.