TRE VITE PAGA NJËHERËSH/ Gjyqtarët fituan në Kushtetuese, Kuvendi diskuton ligjin

Gjyqtarët do të marrin rritjen e pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por dhe tre vitet e prapambetura të kësaj shtese. Kuvendi nisi me diskutimin e ligjit që do të miratohet pas llogaritjes së faturës financiare

Kuvendi ka nisur diskutimin për tu rritur pagat gjyqtarëve të cilët të drejtën e fituan me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Në raportimin para anëtarëve të këshillit të legjislacionit përfaqësuesja e argumentit sqaroi se shtesa do të duhet të merret që prej vitit 2023

Madje rritja duhet të jetë të paktën sipas vendimeve që janë marrë për administratën publike dhe jo sipas indeksimit të rrogës së presidentit të republikës

Kuvendi ka afat të përcaktuar qartë se kur duhet të miratojë ligjin.

Për hartimin e dokumentit përfundimtar u theksua se ose duhet të angazhohet Këshilli i Ministrave ku të llogarisë dhe koston që do të ketë në buxhet, ose këtë detyrë mund ta bëjë vetë këshilli i legjislacionit.

Po sot mes mazhorancës dhe opozitës nisi diskutimi dhe për vendimin e gjykatës kushtetuese mbi numrin e komisioneve parlamentare.