Gjirokastra tërheq mbi 100 mijë vizitorë në 2025, turizmi rritet por qyteti përballet me rënie të popullsisë

Të paktën 100 mijë vizitorë janë regjistruar në vitin 2025 në muzetë e gjirokastrës megjithatë numri i atyre që kanë ndalur në qytetin e ngurtë ka qenë edhe më i lartë.

Gastronomia, apo dhe organizimet e realizuara përgjatë muajve kanë bërë që gjatë ditës por dhe deri natën vonë rrugët e kalldrëmta të gumëzhijnë nga vendas por dhe të huaj.

Kalaja, Muzeu i Luftës, shtëpia e Ismail Kadaresë, Muzeu Etnografik u bënë magnet për ata që kërkuan të njihnin më shumë jo vetëm histroinë e betejave në shqipëri, por dhe artin si dhe traditat e ruajtura ndër shekuj Efekte Grupet artistike po ashtu treguan më shumë. 

Duke shndërruar çdo muaj në festë Efekte Shtëpitë shekullore janë burim frymëzimi për piktorët, por dhe shpesh në shqetësim. Për shkak të kostove por shpesh dhe emigrimit ndër vite është parë shkatërrimi.

Ndërhyrja me projekte financimesh nuk ka mjaftuar ndaj dhe fenomeni vijon edhe sot Efekte Por gjirokastra po vuan po ashtu nga rënia e popullsisë. Prej muajsh renditet në qytetet me lindjet më të ulëta dhe pse turizmi krijon mundësi punësimi