GATI PËR PAQEN FISKALE/ Malaj: Jemi në përfundim të diskutimeve për faljen e detyrimeve
Qeveria shqiptare është në përfundim të hartimit të akteve nënligjore për faljen e një pjese të detyrimeve të prapamvetura në vite dhe për paqen fiskale. Ministri i financave thotë se për to po vijojnë konsultimet me partnerët ndërkombëtarë. Po ashtu ai bëri të ditur se vazhdojnë bisedimet me greqinë për njohjen e pensioneve
Prej 17 nëntorit kur u miratua falja e një pjese të detyrimeve tatimore të akumuluara prej vitesh dhe qpaqa fiskale ende zbatimi i ligjeve nuk ka nisur.
Pas mbledhhjes së qeverisë së kësaj të mërkure ministri i financave petrit malaj theksoi se aktet nënligjore po diskutohen me partnerët ndërkombëtar dhe shpejt do të miratohen
Kabineti miratoi marrëveshjen me poloninë për njohjen e viteve të punës në të dy shtetet për efekt pensionesh. Megjithatë diskutimet vijojnë me greqinë për këtë çështje.
Për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve atje, duket se bisedimet do të jenë edhe më të gjata
Për mediet Malaj tha se investimet e huaja në shqipëri kanë prekr rekord ndërsa 6 miliardë euro do të shtohen me marrëveshjen e firmosur të martën midis SHBA-ve, Shqipërisë dhe Greqisë për energjinë.
