ENERGJI PA NDËRPRERJE PËR BREGDETIN/ Fuqizohet nënstacioni i Golemit. Karakaçi: Investime në zonat turistike
Garantimi i energjisë elektrike pa ndërprerje në zonat bregdetare është një prej kushteve për një sezon të sukssehëm turistike. Ministri I Energjisë, thotë se për këtë qëllim janë realizuar ose janë në vijim disa investime në nënstacionet elektrike dhe rrjetin shpërndarës
Ministri Enea Karakaçi njoftoi se fuqizimi i nënstacionit në Golem nga 31.5 në 80 MW do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji për rreth 50 mijë banorë në zonën bregdetare.
Investimet po shtrihen edhe në Spille dhe Porto Romano, me qëllim eliminimin e ndërprerjeve dhe garantimin e energjisë gjatë sezonit turistik.
Fuqizimi I nënstacionit elektrik të Golemit, nga 31.5 mega në 80 mega pritet të japë një zgjidhje afatgjatë për furnizimin me energji për rreth 50 mijë banorë në zonën bregdetare të Kavajës.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi investime në kuadër të planit të masave për përmirësimin e furnizimit me energji në zonat turistike dhe bregdetare.
Ministri informoi se edhe në zonën e Spillesë ka përfunduar faza e parë e investimeve në rrjetin e tensionit të mesëm, ndërsa parashikohet vijimi i punimeve në një fazë të dytë, për të adresuar problematikat e mbetura.
OSSH ndërkohë ka nisur edhe procesin e fuqizimit të nënstacionit të Porto Romanos, ku parashikohet shtimi i një transformatori të dytë dhe rritja e kapacitetit nga 50 mega në 100 mega.
Kreu i OSSH-së, Bendian Dalipi, theksoi investimet dhe planin e përbashkët me OST për të garantuar furnizimin me energji elektrike gjatë sezonit turistike
Investimet në rrjetin e tensionit të mesëm shoqërohen paralelisht me ndërhyrje në rrjetin e tensionit të ulët, duke synuar minimizimin e ndërprerjeve dhe defekteve të mundshme.
