"Administrata 'e fryrë' po rëndon sistemin"/ Hoxha: Skema e pensioneve duhet ndryshuar
I ftuar në studion e Ora News, eksperti për çështjet e pensioneve Kujtim Hoxha foli për skemën aktuale të pensioneve në Shqipëri dhe nevojën për reformim të saj, duke e lidhur debatin edhe me strukturën e administratës publike dhe eficiencën e shpenzimeve shtetërore.
Sipas tij, skema aktuale e pensioneve nuk po përmbush pritshmëritë e qytetarëve dhe kërkon një rishikim të thellë të modelit ekzistues. Ai ngriti si çështje kryesore mënyrën e shpërndarjes së burimeve publike dhe raportin mes administratës dhe kontributeve të sigurimeve.
Në diskutim u theksua se një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve që kontribuojnë në sigurime ndodhen në administratën shtetërore, rreth 28%, një nivel që krahasuar me vendet e rajonit është dukshëm më i lartë, ku shkon rreth 15–16%.
Në këtë kontekst, u theksua se zgjidhja nuk lidhet vetëm me rritjen e pensioneve, por me riorganizimin e gjithë sistemit publik.
“Duhet të ndryshojë koncepti, skema nuk mund të mbahet siç është,” u shpreh ai.
Gjithashtu u vu theksi te nevoja për një administratë më efiçente, ku pagat të jenë më të larta për punonjësit produktivë, ndërsa të reduktohen pozicionet që nuk sjellin vlerë reale në sistem.
Sipas diskutimit, kjo do të ndihmonte në krijimin e një strukture më të balancuar të shpenzimeve publike.
U ngrit ideja se çdo reformë e qëndrueshme në pensione kërkon ndryshim të përgjithshëm të mënyrës së funksionimit të administratës dhe rishikim të piramidës së pagave, si në sektorin publik ashtu edhe në skemën e pensioneve.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË NË ORA NEWS:

