Projekti 6 mld € për Vlorën/ Çoçoli: Rikthehet plani amerikan i kohës së Trump-it, ja pse Shqipëria fitoi ndaj rajonit
Fatos Çoçoli, ekspert i ekonomisë, i ftuar në Ora News, foli për projektin energjetik prej rreth 6 miliardë eurosh që pritet të vendoset në Vlorë dhe ndikimin që mund të ketë për vendin dhe rajonin.
Sipas tij, ideja për këtë investim nuk është e re dhe daton disa vite më parë.
“Ky është një projekt që ka nisur rreth katër vjet më parë, në kohën e administratës Trump. Ishte një marrëveshje e përgatitur edhe me iniciativën e palës shqiptare, ku pati interes të drejtpërdrejtë nga SHBA-të dhe erdhën në Shqipëri përfaqësues të lartë bashkë me kompani të mëdha si ExxonMobil.”- u shpreh Çoçoli.
Ai shpjegon se që në fillim synimi ishte që Vlora të përdorej si një pikë kyçe për gazin e lëngshëm amerikan.
“U fol për përdorimin e Vlorës si një qendër për importimin dhe eksportimin e gazit të lëngshëm amerikan. Më pas projekti u ndal për shkak të ndryshimit të administratës në SHBA, por tani ka marrë sërish formë konkrete me një vlerë rreth 6 miliardë dollarë.”- tha ai.
Projekti parashikon investime të drejtpërdrejta, duke nisur nga modernizimi dhe zgjerimi i portit të Vlorë. Kjo shihet si një lëvizje me peshë në sektorin energjetik dhe në rolin që Shqipëria po merr në rajon.
Sipas Çoçolit, zgjedhja e Shqipërisë lidhet edhe me faktorë strategjikë. Ai përmend se vende të tjera të rajonit kanë kërkuar për vite të tëra investime të tilla, por pa arritur rezultate konkrete.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

