“PARTIZANI” I PANJOHUR/ "Nuk shikoj majtas" - Balla në GJKKO: “Malltezi ka ndikuar, por s’e di ç’ka thënë!” Mëngjesi: Ku e bazon korrupsionin? Balla: E mendoj kështu!

Ka mbaruar për sot seanca në GJKKO, për dosjen “Partizani” ku të pandehur janë Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe disa persona të tjerë.

Në seancën e sotme i pari dëshmitar që dëshmoi, është Taulant Balla, si kallëzues i dosjes ‘Partizani’.

Në hyrje të seancës gjykata i la pak minuta kamerat, por më pas vendosi që të vazhdohet me dyer të mbyllura për mediat, ndërkohë mësohet se ka pasur një përplasje mes Ballës dhe Malltezit i cili ndodhet në seancë.

Balla u është përgjigjur pyetjeve, ndërsa e ka cilësuar çështjen si një rast i pastër korrupsioni, argument i cili është kundërshtuar nga Malltezi.

DEBATET

Balla vazhdon dëshminë dhe i përgjigjet pyetjeve të avokatit Klodian Skënderaj.

Klodian Skënderaj: Thatë se e kam bërë kallëzimin si deputet dhe shtetas. Në dijeni tuaj kallëzimin që keni nënshkruar, e keni bazuar në dokumentacion mbështetës? Keni bashkëngjitur dokument?

Balla: Ç’kam pasur në dispozicion, e kam bashkëngjitur.

Skënderaj: Si i keni siguruar?

Balla: Një pjesë në rrugë zyrtare një pjesë nga qytetarët. Tri janë burimet, media, qytetarët, linja e posaçme e deputetit përmes shkresave.

Skënderaj: Si deputet ju ka ardhur ndonjë shkresë ju ka ardhur shkresë nga MM që ia keni bashkëngjitur kallëzimit? Kjo është shkresa?

Balla: Nuk më kujtohet, është 6 vite më parë, ndoshta po!

Skënderaj: Si u depozitua në prokurori kallëzimi?

Balla: Me sa mbaj mend është depozituar dorazi.

Skënderaj: Shkresë përcjellëse e institucionale Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm ia ka depozituar si shkresë kallëzimi Prokurorisë së Posaçme?

Balla: Marrëdhënia e deputetëve me institucionet e drejtësisë kalon nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Një nga djemtë e postës apo stafit të Kuvendit.

Skënderaj: Pretendimet tuaja për falsifikim, i keni depozituar me dokument konkret?

Balla: Nga faktet e njohura botërisht personi i kallëzuar ka përfituar nga funksionet.

Skënderaj: Mbani mend që jeni shprehur se pronarët janë kompensuar nga Italia fashiste dhe se kjo tokë është blerë nga Shefqet Vërlaci dhe Jako Mane?

Balla: I qëndroj asaj që kam thënë në kallëzim!

Balla: Vazhdoni!

Elsa Ulliri: Ndaloni komentet, e vendos gjykata kur vazhdon ose jo.

Balla: Tregohuni e drejtë, edhe këta bënë tërë kohën komente.

Skënderaj: Sa herë keni dhënë shpjegime në prokurori?

Balla: Dy herë!

Skënderaj: Mbani mend nëse i keni bashkëngjitur deklarimeve dokumentacion?

Balla: S’e mbaj mend.

Skënderaj: Ka një procesverbal kur është paraqitur në prokurori. Mbani mend nëse kur keni ngritur pretendime se janë shpronësuar familjet, të kenë pasur dokumente konkrete?

Balla: Fakt publik dokument të ’95-ës që ata janë shpronësuar.

Skënderaj: Pak më parë tha se s’kam depozituar dokumente, paska depozituar. Nëse në këtë shkresë të drejtuar arkivave, keni parë element apo të dhënë të shpronësimit të familjes Begeja?

Balla: Mund ta kem shkresën? Bazuar në këtë shkresë e bërë publike nga unë e siguruar nga unë, i referohemi aeroportit të Tiranës, dhe vendimit të shpronësimit. Nuk është ky dokumenti, është dokument tjetër!

Skënderaj: Kam procesverbal të nënshkruar nga SPAK dhe dëshmitari. Nëse gënjen shkresa s’di ça të them.

Balla: Nuk më kujtohet, në vlerësimin tim s’është kjo shkresa.

Skënderaj: E dini ç’është shpronësimi?

Balla: Si çdo qytetar tjetër, kur një pronë e privatit shkon për interes shtetëror.

Skënderaj: E dini ç’ndodh me pronën kur aplikohet shpronësim i përkohshëm?

Balla: S’kam dijeni.

Skënderaj: Çfarë fakulteti keni mbaruar?

Balla: Shkenca Politike.

Sokol Mëngjesi: Ku e bazoni kundra-ligjshmërinë?

Balla: E bëra sqarimin tim, është në prokurori dhe kallëzimin tim.

Mëngjesi: Na refero disa fakte që ke hetuar vetë, apo i ke parë nga dokumentacioni?

Balla: S’kemi të bëjmë me rast tipik të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për një pronë të Ministrisë së Mbrotjes që privarizohet, kthehet prona, krijohet kompani, ndërtohet…. Faktet janë në nenet e Kodit Penal, mbi të cilat mbështetet arsyetimi im.

Mëngjesi: Një fakt a dokument, ku e bazon korrupsionin?

Balla: E mendoj kështu!

Elsa Ulliri: Pa menduar.

Balla: Pa menduar s’e them dot. Jemi para një rasti se si një person i lidhur me person me pushtet publik, krijon kompani, marrëveshje, pasuri dhe i shkon pasuria personit me pushtet. Kam treguar fakte se si një personi të lidhur me pushtetin i kthehet prona brenda ditës.

Mëngjesi: Kush e privatizon, nëse ka qenë pronë e ushtrisë, ndodhet në tokë të privatit dhe strukturat shtetërore e nxjerrin në privatizim, kush e privatizon?

Balla: Shtëpia Qendrore e Ushtrisë ndodhet sot në pronë private, pse s’i kthehet kjo pronarit të truallit, ndërkohë “Partizani” i kthehet. Mendoj se ka favorizim. Personat e kallëzuar prej meje Berisha, Malltezi dhe persona të tjerë e kanë mundësuar privatizimin.

Mëngjesi: Berisha dhe Malltezi çfarë kanë bërë një veprim konkret?

Balla: Të dhënat që kam pasur i kam dhënë në kallëzim.

Mëngjesi: Unë nuk di gjë nga kallëzimi, mund të na e thuash...

REFUZOHET PYETJA

Malltezi: Po ky po gënjen prapë moj zonja gjyqtare...

Mëngjesi: Çfarë dokumentesh false kanë përdorur ish-pronarët pranë AKKP-së?

Balla: Çfarë janë vërtetuar dhe arsyetimi mbi bazën e fakteve publike rezulton se ajo pronë është shpronësuar….

Elsa Ulliri: Keni dijeni mbi pyetjen?

Mëngjesi: Ka afat që Agjencia të marrë vendim.

Balla: Ka afat, por s’kam dijeni se sa.

Mëngjesi: Pse pretendoni për Malltezin që e mori shumë shpejt? Ku i referohesh se këta e kanë marrë më shpejt se të tjerët?

S’LEJOHET PYETJA, E KA DHËNË PËRGJIGJEN

Balla: Jam kallëzues, nëse do kisha mundësi t’i mblidhja të gjitha faktet s’kisha pse ia sillja prokurorisë. Në fund kam bërë në kallëzim disa pyetje që kërkoja nga SPAK t’i verifikonte.

Mëngjesi: Çfarë ndikimi ka ushtruar Malltezi?

Balla: Është përfitues, i lidhur dhe i ekspozuar publikisht, për shkak se është dhëndri i Kryeministrit të kohës, kur bashkohen këto elemente tregon se ka përfituar.

Ulliri: Ju pyeti ndikimi cili është?

Balla: Përmes lidhjes familjare ka ndikuar tek institucionet për të marrë këto vendime. Kam dyshime referuar neneve përkatëse

Mëngjesi: A ka komunikuar Malltezi me dikë konkretisht?

Balla: Nuk kam dijeni.

Elsa Ulliri: Mos shikoni andej (Balla shihte nga trupa e prokurorëve)

Balla: Nuk shoh dot majtas ndaj (krahu i të pandehurve)

Elsa Ulliri: Majtas duhet të shikoni, por s’po flasim për këtë, shihni në drejtim të gjykatës.

Balla: Leja e ndërtimit është dhënë pas vitit 2011 kur erdhi në krye të bashkisë Lulzim Basha

Klodiana Gjyzari: E keni gabim, lejet janë dhënë në 2004-n dhe 2006-n.

Genc Gjokutaj: Mes datës që keni firmosur dhe datës që ka mbërritur në SPAK, mbani mend datën kohën?

Balla: Nuk e mbaj mend.

Gjokutaj: Për çfarë dispozitash të Kodit Penal e keni kallëzuar Berishën e Malltezin?

Balla: Korrupsion, pastrim parash.

Gjokutaj: Në fakt s’është tamam kështu, është edhe për shpërdorim detyre.

Gjokutaj: Keni dijeni për aktin e kërkesës për gjykim të SPAK?

Balla: Jo s’kam, nga media, në përmbajtje jo. Pse është publike?

Gjokutaj: Në shumë pyetje të kolegëve, i referoheni burimit mediatik, kanë qenë të shkruara, elektronike?

Balla: Digjitale.

Gjokutaj: Keni referuar në kallëzim ndonjë referim mediash, kallëzim?

Balla: Jo.

Gjokutaj: Në gjithë dëshminë përmendët mediat, bën përshtypje pse s’e përmendni në kallëzim. E njihni shtetasin Edi Rama?

Balla: E njoh.

Gjokutaj: E keni ndjekur në mënyrë sistematike këtë çështje apo kur ka rënë rasti?

Balla: Betejat e mia zakonisht i ndjek në mënyrë sistematike.

Gjokutaj: A keni ndonjë veprim për ta penguar procedurën e ndalimit të kësaj shkelje korrupsioni, keni kryer veprime konkrete që kjo procedurë përbën korrupsion.

Balla: Ç’të bëja….. në nderin e madh që më kanë dhënë zgjedhësit, e kam ngritur këtë çështje në foltoren e kuvendit dhe si qytetar i përgjegjshëm kam bërë kallëzim penal.

Gjokutaj: Në gjithë këtë luftë keni biseduar me Ramën, e keni vënë në dijeni?

Balla: Jo, s’e kam pyetur a folur me të fare.

Gjokutaj: A dini që Rama ka firmosur për procedurat?

Balla: Ju thashë më herët që nuk e dija këtë fakt.

Gjokutaj: Ka lind bisedë mes jush për ndryshim destinacioni duke qenë se ai ka firmosur? Apo ta diskutonit këtë gjë. Tha se shembja e fushave e ndërtimi i pallateve është krim, a e ka pyetur Ramën pse e firmosi se ai e ka ndryshuar destinacion?

Balla: As për këtë kallëzim, as për kallëzime të tjera, nuk kam vënë dijeni kryetarin e partisë.