Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore!
Në raportin për të ardhurat dhe shpenzimet për tre muajt e parë të vitit, Ministri i Financave Petrit Malaj theksoi rritje ekonomike por dhe ecurinë e shpenzimeve
Përballë medieve theksoi se më shumë persona realizuan deklarimin e të ardhurave por dhe që kanë përfituar nga skema.
Megjithatë qeveria shqiptare po monitoron ndikimin që mund të ketë kriza në lindjen e mesme. Nëse do të ketë efekte negative do të ndërhyhet me vendime por gjithnjë në bashkëpunim me organizmat ndërkombëtare
Malaj theksoi se brenda muajit maj do të nisë sbatimi i faljes së detyrimeve të prapambetura në vite prej bizneseve. Një tjetër pikë do të jetë dhe ligji për lejimin e lojrave online. Malaj tha se janë dhe dy akte nënligjore që po diskutohen dhe shpejt do të nisë zbatimi.
