Dosja “SASPAC”/ SPAK paraqet prova të reja, sekuestrohet një laptop. Avokatët kërkuan kohë të njihen me aktin e ri, shtyhet seanca

Ish ministri Ilir Beqaj do të prekë qëndrimin si brenda kafazit të xhamtë ashtu dhe në sallën e gjkko. Trupa vendosi që për dosjen saspak ai të mos dalë prej izolimit të qelqtë ndryshe nga sa u tha për sterilizimit. Ndërkaq për fondet e dhëna nga BE në seancë u paraqitën prova të reja

Me kërkesën për nisjen e përballjes gjyqësore me Ilir Beqajn në dosjen e SASPAK, spak paraqiti në gjkko dhe prova të reja. Në një laptop në pronësi të Alfred Nikollit, që po ashtu është i akuzuar, u gjet një tabel në eksel. Në të prokurorët thonë se janë gjetur të shënimet e mbajtura në aktivitetin “Festa”.

Më herët prokuroria ka akuzuar se SASPAC, që kordinonte fonde të BE dhe drejtohej nga Beqaj, i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi “Festa”.

Por për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë të reja. Shpenzimet e regjistruara çuan akuzën drejt restorant “Gzona”, ku po ashtu rezultoi se Beqaj qëndronte pronar në hije dhe për këtë kishte realizuar dhe shpenzime

Ky është procesi i dytë i beqaj. I pari është për koncesionin e Sterilizimit ku tashmë janë dënuar ish zvministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Për këtë dosje Beqaj do të vijojë të gjykohej por jashtë kafazit të xhamtë, pasi trupa vërejti se procesi përfundoi për emrat e tjerë. Por për saspak, aty ku ish ministri ka kërkuar gjykim të shkurtuar do të qëndrojë gjatë përballjes me SPAK brenda kafazit të artë, duke prekur të dyja anët e qëndrimit në sallën e gjyqit.

Beqaj u arrestua në 4 korrik të vitit 2024.