FOTO-LAJMI/ Makina përmbyset në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë

Një automjet është përmbysur në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Drejtuese e mjetit ka qenë një vajzë e cila nuk raportohet të jetë lënduar.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.