Miço: Një projektligj i ri pritet të ndryshojë jetën e fëmijëve të sëmurë, ja çfarë parashikon
Një nismë e re qytetare, e lindur në Korçë, synon të sjellë një ndryshim rrënjësor për familjet shqiptare që përballen me sëmundje të rënda të fëmijëve të tyre.
Për të folur më tepër për këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora news", ishte Evis Miço, nga Nisma e qendreses Qytetare për Projektligjin për Trajtimin Shëndetësor të Fëmijëve.
Ajo u shpreh se propozimi kryesor është hartimi i një projektligji që do t'i mundësonte shtetit të mbulojë financiarisht trajtimin mjekësor jashtë vendit për fëmijët, në rastet kur sistemi shëndetësor publik në Shqipëri nuk mund të ofrojë zgjidhje.
" Kjo është një nismë që ka lindur nga qyteti i Korçës.
Në fakt, erdhi si nevojë për një rast të fundit që, të një problemi shëndetësor të një fëmije, i cili nuk po gjente zgjidhje brenda sistemit të kujdesit shëndetësor publik dhe u detyruan, u krijuan ato, ato mbledhja e fondeve nga qytetarë të ndryshëm dhe u bë e mundur kurimi dhe trajtimi jashtë shtetit.
Dhe nga një grup qytetarësh në qytetin e Korçës lindi ideja e pse mos rregullohet dhe pse mos rregullohet një situatë e tillë ose situata të tilla të ngjashme nga legjislacioni shqiptar dhe nga nga shteti jonë.
Pikërisht, pra mbështetja financiare flas. Pse prindërit përveç vuajtjes së madhe që kanë në momentin kur fëmijët ju sëmuren, duhet të kenë pastaj dhe të ndeshen ose të hasin dhe problematikën e mbledhjes së fondeve e kështu me radhë.
Kështu që u mendua, u krijua patjetër me këtë nismë të këtij grupi qytetarësh, një grup juristësh u morën me me me hartimin e projektligjit dhe janë ende në fazën e përmirësimit të tij.
Qëllimi i këtij projektligji është që të plotësojë legjislacionin aktual, pra nuk bie në ndesh me legjislacionin aktual, përkundrazi e plotëson dhe ju mundëson fëmijëve që të trajtohen dhe të mbështeten financiarisht nga shteti, në ato raste kur kujdesi publik shëndetësor shqiptar nuk është e mundur, pra ka, është në pamundësi për t'i trajtuar.
Flas në pamundësi logjistike, mjekësh, në pamundësi diagnostikimi e kështu me radhë. Pra, ky ligj ne mendojmë që t'i ofrojë mbështetje financiare trajtimit të fëmijëve jashtë shtetit, ë, në klinika ku shteti ka mundësi, pra ka marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe me shtete të tjera", u shpreh Miço.
Ndiqni intervistën e plotë:

