Putin pret ministrin e Jashtëm iranian në Shën Petersburg, presidenti rus: Rusia e gatshme për paqen në Lindjen e Mesme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 15:41
Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur në Shën Petersburg ministrin e Jashtëm të Iranit Abbas Araghchi, në një takim të zhvilluar ditën e sotme.
Gjatë takimit, Putin ka folur për situatën në Iran dhe rajon, duke shprehur shpresën që populli iranian do të kalojë periudhën e vështirë dhe se paqja do të rikthehet.
Ai ka shtuar se Rusia është e gatshme të bëjë përpjekje për të ndihmuar në stabilitetin e rajonit dhe për të nxitur arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.
Po ashtu, Putin ka bërë të ditur se ka marrë një mesazh nga udhëheqësi suprem iranian Ali Khamenei përmes ministrit të Jashtëm gjatë javës së kaluar.
