"31-vjeçari që hapi zjarr në darkë urr*n të krishterët"/ Trump: I kërkohet të sh*njestrojë zyrtarët qeveritarë

Presidenti amerikan ka deklaruar se, personi i armatosur që hapi zjarr në sallën e vallëzimit ku po zhvillohej Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë la shënime duke kërkuar shënjestrimin e zyrtarëve të administratës Trump, ndërsa pretendoi se kishte shkruar një manifest që tregon se ai i urren të krishterët.

Sipas mediave të huaja, në manifestin e tij, 31-vjeçari e quajti veten vrasësi miqësor federal dhe ua shpërndau atë anëtarëve të familjes së tij para incidentit. 

Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Todd Blanch pranoi gjithashtu në një intervistë në emisionin "Meet the Press" të NBC-së se i dyshuari kishte  disa shkrime. Blanch kishte thënë më parë se i dyshuari dukej se po synonte zyrtarët e administratës Trump, por se hetimi për motivin e tij ishte ende në fazat e hershme.

Sipas Blanch, i arrestuari nuk po bashkëpunon me hetuesit. Ministri në detyrë i drejtësisë tha gjithashtu se beson që Mbreti Charles do të jetë i sigurt për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara që fillon nesër.  Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha se mbrëmja që supozohej të ishte argëtuese u minua nga një i çmendur i korruptuar që kërkoi të vriste presidentin dhe të vriste sa më shumë zyrtarë të lartë të administratës Trump.