Sulmi me a*më në Washington/ Autori 31-vjeçar pranon se kishte në shënjestër zyrtarë të administratës Trump

Cole Thomas Allen, i dyshuari për incidentin me armë zjarri në Washington ku ndodhej edhe presidenti amerikan Donald Trump, ka dhënë dëshmi para autoriteteve pas arrestimit të tij.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, ai ka pranuar se synimi i tij ishin zyrtarë të administratës Trump. Këto të dhëna janë bërë publike nga CBS News, që citon burime pranë hetimit.

Gjithashtu, gjatë incidentit janë dëgjuar të paktën pesë deri në tetë të shtëna me armë zjarri, sipas të njëjtave burime.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit.