Të shtëna me armë në Washington Hilton/ Vajza e Robert F. Kennedy rrëfen momentet e panikut brenda sallës

Kerry Kennedy, avokate dhe vajza e Robert F. Kennedy, ka treguar për momentet e tensionuara që ndodhën brenda sallës së vallëzimit në hotelin Washington Hilton, gjatë incidentit me armë ku ishte i pranishëm edhe një pjesë e elitës politike dhe mediatike amerikane.

Ajo ka përshkruar se gjithçka nisi me të shtëna armësh, pas të cilave njerëzit në sallë u udhëzuan të uleshin menjëherë në tokë për siguri.

Sipas saj, situata u kthye shpejt në kaos, me të pranishmit që kërkonin strehim.

Kennedy ka bërë të ditur se kongresmeni amerikan Jamie Raskin e ka ndihmuar dhe e ka mbajtur pranë gjatë momentit të panikut, ndërsa gazetarë dhe punonjës të medias janë strehuar në vendngjarje.

Ajo ka shtuar se agjentë të Shërbimit Sekret kanë hyrë me shpejtësi në sallë, disa prej tyre të armatosur, dhe kanë nisur të evakuojnë personat më të rëndësishëm drejt një zone të sigurt.

Ngjarja ka shkaktuar alarm dhe reagime të shumta në SHBA, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për incidentin.