‘E ndalëm në kontaktin e parë’/ Shërbimi Sekret i SHBA tregon se si u parandalua që përshkallëzimin e të shtënave

Shërbimi Sekret i SHBA ka reaguar pas incidentit me armë gjatë një eventi ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas njoftimit, autori i dyshuar u neutralizua menjëherë sapo hyri në kontakt me agjentët, duke shmangur përshkallëzimin e situatës.

Zëvendësdrejtori i Shërbimit Sekret, Matthew Quinn, bën me dije se ndërhyrja e shpejtë e forcave të sigurisë parandaloi një ngjarje shumë më të rëndë.

Ai shpjegon se sistemi i sigurisë funksionoi sipas planit dhe se ishin marrë masa shtesë kontrolli për garantimin e sigurisë gjatë aktivitetit.

Ndërhyrja u realizua në bashkëpunim me strukturat e tjera të rendit, duke bërë të mundur ndalimin e autorit në kohë.