Pas incidentit pranë Trump, rishikohet vizita e Charles III në Amerikë

Pallati i Buckinghamit ka bërë të ditur se po zhvillohen diskutime lidhur me ndikimin që mund të kenë të shtënat në Uashington në planifikimin e vizitës shtetërore të Mbretit Charles në SHBA.

Sipas një zëdhënësi, Mbreti Charles është informuar vazhdimisht për situatën dhe ka shprehur lehtësim që Presidenti amerikan Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe të gjithë të pranishmit nuk janë lënduar.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se Mbreti dhe Mbretëresha kanë kontaktuar privatisht me çiftin Trump për të shprehur ngushëllimet për incidentin dhe vlerësimin për ndërhyrjen e shpejtë të forcave të sigurisë.

Diskutimet brenda Pallatit të Buckinghamit vijojnë për të përcaktuar nëse ngjarja do të sjellë ndryshime në axhendën e vizitës së planifikuar në Shtetet e Bashkuara.