Sulmi me a*më në Uashington/ Prokurori i SHBA: Objektiv ishin zyrtarët e lartë, përfshirë edhe presidentin

 Sulmi me a*më në Uashington/ Prokurori i SHBA: Objektiv ishin

Prokurori i përgjithshëm në detyrë i SHBA-së, Todd Blanche, ka folur për ngjarjen me të shtëna të ndodhur në Uashington, duke dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen.

Ai tha për NBC News se i dyshuari dyshohet se ka pasur si objektiv zyrtarë të administratës Trump, përfshirë edhe vetë presidentin.

Sipas tij, hetuesit besojnë se sulmi mund të ketë qenë i planifikuar ndaj personave që punojnë në administratën amerikane.

Blanche shtoi se i dyshuari nuk po bashkëpunon me autoritetet gjatë hetimeve.

Ndaj tij pritet të ngrihen akuza për sulm ndaj një oficeri federal, përdorim armësh zjarri dhe tentativë vrasjeje ndaj një oficeri federal.