Të shtënat në darkën zyrtare në Washington/ Reagon Keir Starmer: Sulm ndaj demokracisë dhe shtypit

Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar pas të shtënave me armë gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington Hilton, ku i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Ai është shprehur i tronditur nga ngjarja dhe ka thënë se çdo sulm ndaj institucioneve demokratike dhe lirisë së shtypit duhet të dënohet ashpër.

Starmer ka shtuar se është lehtësim që presidenti Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi pak pasi kishte nisur aktiviteti, kur një zhurmë e fortë shkaktoi panik në sallë.

Të pranishmit u shtrinë në dysheme, ndërsa shërbimet e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe evakuuan sallën.

Presidenti dhe Zonja e Parë u larguan nga forcat e sigurisë, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në vend. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vijojnë.