Trump dhe Starmer diskutojnë në telefon urgjencën për rikthimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2026, 17:49
Keir Starmer dhe Donald Trump diskutuan nevojën urgjente për të rivendosur lundrimin në Ngushticën e Hormuzit.
Gjatë një telefonate, kryeministri britanik shprehu Lehtësim që presidenti amerikan dhe gruaja e tij janë të sigurt pas incidentit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Mediat e huaja shkruajnë se, udhëheqësit diskutuan nevojën urgjente për të rivendosur lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, duke pasur parasysh pasojat negative për ekonominë globale dhe koston e jetesës për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën dhe folën për progresin në iniciativën e përbashkët me Presidentin Macron për të rivendosur lirinë e lundrimit.
