AKSHI “gropë e zezë”/ Berisha: Kanë plaçkitur shqiptarët në qindra mln euro, kur në 2017 AKSHI mbuloi tenderat e IT

Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, ku ka folur për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Ai ka akuzuar qeverinë për mënyrën si janë menaxhuar tenderat në fushën e teknologjisë së informacionit përmes AKSHI-t, duke e cilësuar këtë institucion si të lidhur me interesa familjare dhe abuzime financiare.

Sipas tij, përqendrimi i tenderave në këtë institucion ka sjellë dëme të mëdha financiare për buxhetin e shtetit.

Berisha ka përmendur gjithashtu edhe emra të individëve të ndryshëm, duke ngritur pretendime për përfitime të paligjshme dhe lidhje me qeverinë, ndërsa ka folur edhe për raste që sipas tij lidhen me korrupsion dhe përdorim të pushtetit.

Në fund të komunikimit, ai ka bërë thirrje për protestë më 8 maj, duke e cilësuar si një reagim qytetar ndaj situatës aktuale në vend.

Ai ka deklaruar se opozita do të vijojë aksionin e saj politik kundër qeverisë.