"Pritet protesta më e fuqishme kundër regjimit..."/ Berisha njofton DATËN e protestën e rradhës

Sali Berisha në bashkëbisedim me qytetarët online ka treguar datën e rradhës së protestës opozitare.
Kryedemokrati gjatë fjalës së tij, u shpreh se 8 maji opozita do të ringrihet në tubim kundër qeverisë.
Ndërkaq pritet të mësohen detaje të mëtejshme lidhur me organizimin e protestës nga demokratët.

FJALA E SALI BERISHËS:

AKSHI ishte një “minierë ari”, një gropë e madhe e zezë familjare e Ramës.
Linda Rama dhe Armand Frangu kanë pasur këtë “minierë floriri”, duke plaçkitur shqiptarët me qindra milionë euro. Për ta realizuar këtë, në vitin 2017 u nxor një vendim qeverie, sipas të cilit të gjithë tenderat në fushën e IT-së do të kryheshin vetëm nga AKSHI.

Ergys Agasi, a e morët vesh që vera 33 mijë euro që i dhurohej Ramës, pjesa tjetër mbushej me euro?
Agasi shëtit lirshëm, shoqërohet nga policia dhe lëviz pa problem në pronat që ka në zotërim.

Më 8 maj pritet protesta më e fuqishme kundër regjimit që, sipas opozitës, vjedh haptas.