Kryeministri Edi Rama takim me fermerët mbi rritjen e investimeve në bujqësi në Dibër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2026, 11:03
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermerët në Dibër, ku në fokus janë investimet në sektorin e bujqësisë dhe masat e reja për mbështetjen e fermerëve.
Gjatë takimit po diskutohet për rritjen e financimeve në këtë sektor, si dhe për lehtësira që synojnë të ndihmojnë zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e kushteve për fermerët në zonë.
Takimi vjen në kuadër të politikave për forcimin e sektorit bujqësor dhe nxitjen e prodhimit vendas.
