Meta i drejtohet GJKKO-së, kërkon transmetim të drejtpërdrejtë të çdo seance gjyqësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2026, 10:29
Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me një kërkesë publike për transmetimin live të të gjitha seancave të procesit gjyqësor ndaj tij.
Ai kërkon që procesi të ndiqet drejtpërdrejt nga qytetarët dhe mediat, duke nisur nga seanca e parë më 27 prill 2026 deri në përfundim të çështjes.
Sipas tij, kjo është e rëndësishme për të garantuar transparencë dhe informim të plotë publik.
Meta thotë se çdo gazetar dhe media duhet të ketë akses në sinjalin e transmetimit, ndërsa e lidh këtë kërkesë me nevojën për llogaridhënie dhe hapje të institucioneve ndaj qytetarëve.
