(PAMJE) Në Katundin e Ri nderohet 80-vjetori i Shejh Rrustem Shehut/ Çertifikata mirënjohjeje nga Bashkia dhe shoqatat kulturore

Në Katundin e Ri në Sukth, në rrethin e Durrësit, në Teqen Halveti u organizua një aktivitet me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Shejh Rrustem Shehut, trashëgimtar i teqes së Çajës në Kukës, e njohur si një nga më të vjetrat në Ballkan.

Në këtë takim morën pjesë besimtarë të besimeve të ndryshme, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore.

Në aktivitet ishin të pranishëm Prefekti i Durrësit Adrian Gurra, kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako dhe deputeti Ani Dyrmishi.

Gjatë ceremonisë, Shejh Rrustem Shehu u vlerësua për kontributin e tij me Certifikatë Mirënjohjeje nga Bashkia e Durrësit.

Po ashtu, ai u nderua edhe nga shoqata “Durrësi Autokton” dhe Unioni Artistik i Kombit Shqiptar.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë respekti dhe bashkimi mes komuniteteve fetare dhe pjesëmarrësve të pranishëm.