FOTO/ Muzeu Etnografik i Durrësit, hapësirë e re për kulturën dhe trashëgiminë

Muzeu Etnografik ka hapur dyert për qytetarët e Durrësit dhe vizitorët e shumtë, duke u kthyer në një pikë të rëndësishme referimi për kulturën dhe historinë e qytetit.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, theksoi se kjo ndërtesë karakteristike e shekullit XIX, e njohur si shtëpia e aktorit të madh Aleksandër Moisiu, është restauruar plotësisht falë programit EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

“Në këtë muze tashmë janë ekspozuar 125 vepra të artistëve italianë, në nder të piktorit të shquar Ibrahim Kodra. Kjo e bën hapësirën muzeale jo vetëm një vend që ruan traditën, por edhe një urë lidhëse me artin ndërkombëtar,” u shpreh Sako.

Ajo nënvizoi se muzeu përfshin gjithashtu pavionin e dedikuar Aleksandër Moisiut, si dhe pavione të tjera që pasqyrojnë artin, traditën dhe identitetin lokal.

FOTO/ Muzeu Etnografik i Durrësit, hapësirë e re për

“Në këtë hapësirë ndërthuren në mënyrë harmonike historia, kultura, arti dhe trashëgimia, duke krijuar një përvojë frymëzuese për çdo vizitor,” shtoi Sako.

Sipas Sakos, hapja e Muzeut Etnografik është një tjetër hap i rëndësishëm në promovimin e trashëgimisë kulturore të Durrësit dhe në zhvillimin e turizmit kulturor në qytet.