VIDEO/ Zbulohet fasada e Muzeut Historik Kombëtar pas përfundimit të restaurimit të plotë të saj
Ministri Blendi Gonxhja në ditën ndërkombëtare të monumenteve publikoi pamjet teksa zbulohet fasada e Muzeut Historik Kombëtar pas përfundimit të restaurimit të plotë të saj.
"Kjo shënon një moment të rëndësishëm në procesin kompleks të rikonstruksionit dhe konservimit të këtij monumenti kulture të kategorisë së II-të.
Pas përfundimit të restaurimit të mozaikut monumental në kuadër të projektit të parë të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS, tashmë finalizohet edhe ndërhyrja në të gjithë fasadën, duke garantuar ruajtjen e vlerave historike dhe arkitektonike të godinës dhe duke hapur rrugën për vijimin e fazave të mëtejshme të përforcimit struktural, rimuzealizimit dhe rikonceptimit të institucionit", deklaroi ministri Gonxhja.
