N’Qytet me Maksin/ Ben Blushi, njeriu që i ka parë qytetet nga politika dhe letërsia: Besoj te podcastet, janë liri e pakontrolluar (VIDEO)

“N’Qytet me Maksin”, është podcasti i realizuar mbi arkitekturën, urbanistikën dhe elementët e lidhura me to, realizuar nga arkitekti Maks Kola.

I ftuari i radhës ishte Ben Blushi, i cili foli edhe në pektun e ish-politikanit, por edhe të një shkrimtari.

E fillimisht, Blushi zgjodhi që ta nisë bisedën duke e nisur nga liria, veçanërisht ajo virtuale, e cila siç tha ai, është e pamundur për t’u kontrolluar.

“Unë besoj tek podcastet në fakt, sepse janë një liri e pakontrolluar mediatike. Televizionet klasine janë të kontrolluar.

Për shembull media më fuqishme sot në Amerikë nuk është më CNN apo Fox Neës, apo ndonjë gjë tjetër, por është pikërisht një podcast, që quhet “Joe Rogan” dhe ka sot një kontratë me Spotify 100 milionë dollarë në vit dhe është media që ndikoi më shumë se askush në zgjedhjet që u mbajtën në Amerikë para dy vitesh.

Podcasti ka më shumë mendim, televizioni është më i cekët”, u shpreh ndër të tjera Blushi.

PËR MË SHUMË NDIQNI PODCASTIN E PLOTË