Shtëpia e Bardhë lëviz “kartat e mëdha”/ Trump dërgon Kushner dhe Witkoff në bisedime sekrete me Iranin

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se administrata e Donald Trump do të dërgojë dy të dërguar të posaçëm për bisedime me Iranin, në një përpjekje për të parë mundësitë e një përparimi diplomatik.

Sipas zëdhënëses Karoline Leavitt, Jared Kushner dhe Steve Witkoff do të udhëtojnë drejt Pakistanit, ku pritet të zhvillojnë kontakte dhe të dëgjojnë qëndrimet e palës iraniane.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance nuk do të jetë pjesë e këtij udhëtimi, por mbetet i gatshëm të përfshihet nëse do të jetë e nevojshme.

Ajo ka bërë të ditur se SHBA ka vënë re disa sinjale pozitive nga Irani ditët e fundit, gjë që ka ndikuar në vazhdimin e kontakteve diplomatike.