Dorëhiqet kreu i Parlamentit iranian nga ekipi negociator me SHBA/ Përplasje të forta për programin bërthamor
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili ishte edhe pjesë e ekipit negociator të Iranit me Shtetet e Bashkuara, ka dhënë dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve të brendshme politike, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.
Sipas Iran International, dorëheqja lidhet me përplasje mbi mënyrën e trajtimit të çështjes bërthamore në bisedimet me Uashingtonin.
Ghalibaf është kritikuar brenda rretheve politike në Teheran për qëndrimin e tij dhe për përfshirjen e kësaj çështjeje në negociata.
Raportimet tregojnë se në vend të tij mund të emërohet Saeed Jalili, një figurë e linjës së ashpër dhe përfaqësues i afërt me Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare.
Ndërkohë, për drejtimin e bisedimeve është përmendur edhe emri i Ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi.

