SHBA mbyll hetimin ndaj Jerome Powell/ Hapet rruga për ndryshime në krye të Rezervës Federale

Prokurorja e SHBA për Uashingtonin, Jeanine Pirro, ka mbyllur hetimin penal ndaj kreut të Rezervës Federale, Jerome Powell, duke i dhënë fund një çështjeje që kishte krijuar tension në Uashington.

Hetimi ishte nisur në janar nga Departamenti i Drejtësisë, pas kritikave të Presidentit Donald Trump ndaj Powell për mosuljen më të shpejtë të normave të interesit dhe për dyshime mbi një projekt rinovimi të Rezervës Federale me kosto të lartë.

Sipas një prokurori federal, më herët nuk ishin gjetur prova për shkelje penale, por hetimi kishte vijuar deri në vendimin për mbyllje.

Me mbylljen e çështjes, pritet të hapet rruga për konfirmimin e Kevin Warsh si drejtues i ri i Rezervës Federale, i propozuar nga Trump.

Më parë, një senator republikan kishte bllokuar procesin e votimit pikërisht për shkak të hetimit në vazhdim.

Mbyllja e hetimit vjen pas presioneve të republikanëve në Senat, të cilat janë rritur gjatë javëve të fundit.