Netanyahu: Hezbollahu po saboton përpjekjet për paqe mes Izraelit dhe Libanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 18:26
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Hezbollahu po përpiqet të pengojë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Izraelit dhe Libanit.
Ai u shpreh se është duke u zhvilluar një proces për një paqe të mundshme mes dy vendeve, por sipas tij Hezbollahu po vepron për ta sabotuar këtë nismë.
Netanyahu shtoi se Izraeli do të vazhdojë të ndërmarrë veprime kundër çdo kërcënimi dhe se sulmet kanë vijuar edhe gjatë ditës së djeshme dhe sot.
Ai nënvizoi se qëllimi i Izraelit është rikthimi i sigurisë për banorët në veri të vendit.
